Politika

Basha në Asamblenë e PPE-së; kërkon mbështetje kundër qeverisë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku Partia Demokratike ka dorëzuar për t’u bërë anëtare me të drejta të plota.

Basha do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të së djathtës europiane, drejtues të Parlamentit dhe Komisionit Europian, ku siç thotë kreu i opozitës shqiptare pret të marrë mbështetjen “për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që kjo qeveri po u bën standardeve demokratike në Shqipëri”.

“Në qendër të diskutimeve zgjedhjet e 21 Qershorit, ku shqiptarëve iu cënuan zgjedhjet e lira nga dyshja Rama-Meta dhe bandat e tyre, blerja e votes, kokëfortësia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga Parlamenti dhe kandidimi i krimineleve, si dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptarë të largohen çdo muaj nga vendi”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button