Politika

Basha, në Vorë : Vota është instrumenti i vetëm i ndryshimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi elektoral në Vorë, ka deklaruar se qeveria aktuale i ka bërë llogaritë pa popullin dhe se për këtë arsye, më 21 Qershor, mazhoranca do të marrë ndëshkimin me votë.

“Le t’i japim fund këtij rrënimi 2-vjeçar me votë. Kemi 25 vjet që jetojmë në demokraci, edhe pse demokraci me probleme, por një mësim të madh e ka dhënë populli gjatë kësaj kohe: Kurrë mos i bëj llogaritë pa popullin, pasi ai është sovrani”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës, pasi theksoi se “vota është instrumenti i ndryshimit”, bëri thirrje për bashkim votash ndaj atyre që ai i quajti banda kriminale

Më tej, ai premtoi punësim për Vorën, Bërxullin dhe Domjen: “Platforma jonë është puna e pandalshme. Prioritet do të jetë puna dhe punësimi. Duke ulur taksat dhe duke ndihmuar sipërmarrjen do i nxjerrim njerëzit nga mjerimi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button