Basha ngre struktura paramilitare për zgjedhje
Dibra do të jetë testi i parë për dy koalicionet jo vetëm për sa i përket rezultatit në zgjedhje, por dhe organizimit të strukturave vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen në qershor. Pikërisht për këtë qëllim, edhe forcat politikane janë angazhuar maksimalisht për fitimin e kësaj bashkie. Mësohet se Partia Demokratike ka marrë masa për atë që ajo e cilëson se blerjen e votës për zgjedhjet mbi kryebashkiakun e Dibrës. E djathta ka ngritur struktura të posaçme që do të verifikojnë e monitorojnë çdo kërcënim, blerje apo shantazh që do të bëhet për votën. Një pjesë e strukturës, përbëhet nga ish-punonjës policie. Në ditët e fundit, para zgjedhjeve dhe ditën e votimit, kësaj strukture do t’i shtohet dhe Korpusi Rinor ‘Azem Hajdari’ të cilët do të kujdesen për ruajtjen e votës dhe moslejimit të shantazhimit të votuesve, blerjes së votës dhe kërcënimit siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2015”.
Por anëtarët e Korpusit Azem Hajdari nuk janë të panjohur për opinionin publik shqiptar. Shfaqjen e parë ata e bënë në 8 dhjetor 2015, ku të rinj ishin veshur në atë mënyrë që të kujtonin këmishëzinjtë e Duçes në vitet ’20. Ata kanë edhe një himn që në atë kohë do të shpërndahej në rrjetet sociale nga vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në fakt ky nuk është një “himn” i krijuar rishtazi por është pikërisht kënga më e njohur në filmin historik shqiptar, të realizuar në vitin 1953, mbi heroin kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjatë filmit kjo këngë transmetohet pikërisht në momentin kur Skënderbeu rikthehet në Krujë për të organizuar princat shqiptar në luftën kundër Perandorisë Osmane.
Në 8 Dhjetorin e vitit të kaluar, shumë të rinj, të veshur me xhupa të zinj me kapuç, në të cilat dallohej stema “Korpusi Rinor Azem Hajdari” u shfaqën në krah të PD-së, në atë protestë që u shoqërua me akte dhune ndaj institucioneve shtetërore. Në stemën e tyre përveç shqiponjës duken edhe inicialet e KRAH grupimit. Të paqartë janë numrat XX dhe XV në këtë stemë. Mësohet se ky Korpus me të rinj demokratë do të shërbejë, si strukturë pranë Forumit Rinor të PD-së, jo vetëm për protesta por edhe si një grupim për “mbrojtjen e votës”.
Himni i Korpusit Rinor Azem Hajdari (KRAH)
Xhupat e zinj të “Azem Hajdarit” kanë publikuar një këngë të tyre në YouTube. Korpusi Rinor Azem Hajdari është një strukturë e re e Partisë Demokratike.
Teksti i këngës:
Kalojmë fusha kalojmë ne male, marshojmë në truallin tonë
e dit e natë për të krahu nuk ndalet
atdheu ne na fton
na prin shqiponja
na prit o popull
po vijmë ne për shpëtim
e le të përhapet rreth e rrotull
kjo këngë si kushtrim
Si paramilitarët e Hitlerit?!
Korpusi “Azem Hajdari”, për nga detyrat që ka dhe funksionimi, të kujton krijimin e strukturave paramilitare të krijuara nga Hitleri, në Gjermani në vitin 1921. Detyra e tyre në atë kohë krijimi i një mbrojtjeje fizike të veprimeve të Hitlerit dhe të organizimeve të partisë së tij, ashtu sikurse Korpusi Azem Hajdari ka për detyrë. Në këtë strukturë do të organizoheshin kryesisht ushtarë veteranë gjermanë, pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, të zhgënjyer nga humbja e luftës dhe plot urrejtje për udhëheqësit gjermanë, për të cilët pretendonin se tradhtuan popullin. Në fillimet e republikës së Vajmarit, ata e filluan aktivitetin e tyre duke u ndeshur me të majtët nëpër rrugë. Të gjithë anëtarët e asaj organizate ishin me prirje kriminale dhe rrugaçërore. Më pas, duke parë se nga qeveria nuk pati ndonjë reagim ndaj tyre, Hitleri ia ndryshoi emrin grupit dhe e quajti “Sturmaabtailung”, që do të thotë divizioni i stuhisë, apo i sulmit dhe vetë trupat u quajtën me akronimin SA. Ato kishin tashmë edhe uniformën e vet, ku dallonte këmisha ngjyrë kafe, në ngjashmëri me fashistët e Musolinit që mbanin këmisha të zeza dhe që quheshin këmishëzinjtë. Detyrat e trupave SA do të ishin mbrojtja e mitingjeve të Partisë, mbrojtja e vetë Hitlerit në ato mitingje, prishja e mitingjeve të kundërshtarëve, parakalimi në parada dhe sulme fizike nëpër rrugë ndaj armiqve të partisë dhe hebrenjve. Në kohën që Hitleri u ngjit në pushtet, në vitin 1933, dhe duhet thënë se u ngjit në pushtet edhe me ndihmën e madhe të këtyre trupave, numri i tyre kaloi nga disa dhjetëra të fillimit, në rreth 2 milionë vetë me organizim të plotë ushtarak. Në qershor të vitit 1934, duke parë rrezikun e këtyre trupave për partinë e tij nga rritja e madhe e anëtarëve të saj si dhe nga pamundësia për t’i kontrolluar plotësisht, Hitleri, me ndihmën e trupave SS-e vrau udhëheqësit e saj.
Sali berisha dhe lulezim basha me gjithe kopene e tyre do te digjen te gjalle me gjithe femijet dhe cfare kane.keta plehra nuk jane shqipetare