Politika

Basha: Raporti i DASH, e vërteta e hidhur. Shqipëria, e vetmja me deputetë të inkriminuar

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar paraditen e së martës lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit mbi trafikun e qënieve njerëzore.

Në komunikimin me mediat, Basha është shprehur se, ky raport është pasqyrimi më i mirë i situatës në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Por Shqipëria është një rast unik ku tutorët e vajzave të shfrytëzuara për prostitucion bëhen deputetë dhe kryetarë bashkish”, ka deklaruar Basha.

Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka nënvizuar se, PD do të vijojmë betejën për dekriminalizimin e politikës, duke pasur përkrah SHBA dhe BE.

Basha ka akuzuar dyshen qeverisëse Rama-Meta për bashkëpunim me qarqe kriminale për blerje votash dhe afera të tjera.

“Rama dhe Meta heshtin sepse krimi dhe personat me prejardhje kriminale janë themeli i kësaj qeverie”, ka theksuar Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button