Politika

Basha: Shqetësimet e qytetarëve, varfëria dhe taksat e larta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorë të Ishmit në Durrës.

Qytetarët, tha  Basha vuajnë sot një degradim të madh të shëndetësisë, edhe pse u premtua se do të ishte falas. Pashpirtësia e kësaj qeverie arrin deri aty, tha Basha, sa vjedhin edhe lekët e kompensimit të ilaçeve për sëmundjet e rënda, i falin miliona euro CEZ-it, ndërsa shtyjnë drejt vetëvrasjes qytetarë për 30 mijë lekë të vjetra.

Basha ka theksuar në fjalën e tij se papunësia, varfëria, taksat e larta, çmimet e larta dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë janë shqetësimet me të cilat përballet sot çdo qytetar.

“E di që keni shpresuar në ato 300 mijë vende pune që s’u hapën kurrë. E di që keni votuar për uljen e çmimit të energjisë dhe tani iu kërcasin sytë, kur shikoni faturat e rritura të energjisë. E di që keni besuar se do të merrni me të vërtetë subvencione, se do e paguanit naftën më lirë, se ilaçet do i keni falas dhe sot nuk dini nga t’ia mbani sepse të gjitha kushtojnë më shumë, por ju keni më pak lekë në xhep. Ndaj, në 21 qershor le të bashkojmë të gjithë votën, të ndalim të keqen, t’i hapim rrugë të mirës, për Ishmin, me punë dhe dinjitet!”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button