Basketboll vajza/ Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë
Flamurtari ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për vajza. Vlonjatet kanë mposhtur Tiranën me rezultatin 84-74 në finalen që u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova” dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Flamurtari nis më mirë ndeshjen dhe fiton periodën e parë me rezultatin 25-21. Vlonjatet mbyllin pjesën e parë në avantazh 54-39.
Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë, fiton periodën e tretë 21-17 dhe të katërtën 14-13, por nuk arrin që të përmbysë avantazhin e krijuar në pjesën e parë nga vajzat vlonjate.
Pas Kupës së Federatës së fituar pak ditë më parë, Flamurtari fiton edhe Superkupën e Shqipërisë, duke treguar se mbetet skuadra për tu mundur këtë sezon në basketbollin e vajzave.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.