⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,770 ▲ +0.16% ETH $2,236 ▲ +0.46% XRP $1.1612 ▼ -2.66% SOL $89.6300 ▼ -0.75%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BBC: “Anthropic” bllokon përpjekjet për përdorimin e IA-së për armë biologjike

– Kompania amerikane e inteligjencës artificiale “Anthropic” tha median britanike, BBC, se ka zbuluar dhe ndërprerë disa raste ku modeli i saj “Claude”, ishte përdorur në mënyra që mund të ndihmonin në zhvillimin e armëve biologjike.

Në raportin e saj të fundit, kompania përmend pesë raste ku disa persona kishin përdorur “Claude” në mënyra që mund të mbështesnin zhvillimin e armëve biologjike.

“Anthropic” i konsideron këto ndër rreziqet më serioze, që paraqet inteligjenca artificiale e avancuar.

Kompania thekson se i njëjti informacion shkencor mund të përdoret si për qëllime të rrezikshme, ashtu edhe për qëllime të dobishme, si zhvillimi i vaksinave apo trajtimeve për sëmundjet.

Për këtë arsye, zbulimi i keqpërdorimit është veçanërisht i vështirë.

Raporti thotë gjithashtu se “Claude” është keqpërdorur për sulme kibernetike, mashtrime, mbikëqyrje dhe propagandë, ndërsa në gjashtë raste është përdorur për zhvillimin e teknologjive që lidhen me armë konvencionale, përfshirë raketa, dronë të armatosur dhe sisteme drejtimi.

“Anthropic” tha se ka bllokuar përdoruesit e dyshuar, ka përmirësuar sistemet e sigurisë dhe, kur ka qenë e nevojshme, ka ndarë informacionin me autoritetet dhe kompani të tjera teknologjike.

Raporti vjen në një kohë kur po shtohen paralajmërimet për rreziqet e IA-së.

“OpenAI” dhe studiues të tjerë, kanë bërë thirrje për masa më të forta sigurie, ndërsa senatori amerikan Bernie Sanders ka kërkuar një ndalim të përkohshëm të zhvillimit të IA-së së avancuar dhe ndalimin e të ashtuquajturës superinteligjencë artificiale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.