🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.75 ▼0.84%
ARI 4,137 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,595 ▲ +0.02% ETH $1,918 ▲ +0.01% XRP $1.0792 ▼ -0.87% SOL $73.9600 ▼ -0.1%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,137 ▲0.99 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.75 ▼0.84 % ARI 4,137 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Bota

BBC: Kufizimi i sheqerit në dy vitet e para të jetës ul rrezikun e demencës në të ardhmen

– Shkencëtarët sugjerojnë se konsumimi i sheqerit në sasi shumë të vogël, gjatë dy viteve të para të jetës, mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit edhe disa dekada më vonë, sipas BBC.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Neurology”, tregoi se personat që ishin fëmijë të vegjël, gjatë periudhës së kufizimit të sheqerit kishin 23% më pak rrezik për t’u prekur nga demenca (rënia e aftësive të kujtesës dhe funksioneve të trurit).

Megjithatë, gjetjet nuk vërtetojnë se sheqeri mund të shkaktojë demencë, por ekspertët theksojnë se një dietë e shëndetshme është gjithsesi e dobishme për trurin.

Sipas shkencëtarëve, 1 000 ditët e para të jetës (nga shtatzënia deri rreth moshës 2 vjeç) janë një fazë shumë vendimtare për shëndetin në të ardhmen.

Si u krye studimi?

Studiuesit shfrytëzuan një situatë të veçantë historike në BM, të quajtur “eksperiment natyror” – periudhën kur vendi doli nga kufizimet ushqimore të vendosura gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Kur kufizimi i sheqerit përfundoi në shtator të vitit 1953, konsumi mesatar ditor i sheqerit u rrit menjëherë nga rreth 41 gramë në ditë (afërsisht 10 kuba sheqeri) në 80 gramë në ditë (rreth 20 kuba sheqeri).

Studimi analizoi të dhënat e afro 65 mijë personave, që morën pjesë në projektin “UK Biobank”, një bazë e madhe të dhënash shëndetësore.

Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong, krahasuan njerëzit që ishin rritur pas përfundimit të kufizimit të sheqerit.

Ata zbuluan se kufizimi i sheqerit deri në moshën 2 vjeç lidhej me, 23% më pak rrezik për demencë dhe shfaqjen e sëmundjes rreth dy vite e gjysmë më vonë.

“Gjetjet tona sugjerojnë se kufizimi i sheqerit, në fazat më të hershme të jetës, mund të ketë përfitime afatgjata për shëndetin e trurit”, tha studiuesi Jiazhen Zheng.

Ekspertët kërkojnë më shumë prova

Zheng theksoi se nevojiten studime të tjera për të kuptuar nëse, sheqeri është vërtet shkaku i këtij ndikimi.

Rachel Richardson, eksperte e metodologjisë së kërkimeve mjekësore, tha se rezultatet “mund të kenë një bazë”, por shtoi se ato nuk janë një provë përfundimtare, që lidh drejtpërdrejt sheqerin, në fëmijërinë e hershme me demencën.

Një nga problemet kryesore të studimit, është se studiuesit nuk e dinë saktësisht sa sheqer konsumonte secili person, por vetëm nëse kishte lindur para apo pas periudhës së përfundimit të kufizimit të sheqerit.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se rezultatet lidhen me njerëz të lindur në vitet 1940–1950, prandaj nuk mund të zbatohen plotësisht për fëmijët e sotëm, pasi mënyra e ushqyerjes së foshnjave ka ndryshuar shumë.

Prof. Ian Maidment nga Universiteti Aston tha se ideja është interesante, por nevojiten më shumë prova, pasi gjatë 80 viteve, kanë ndodhur shumë ndryshime të tjera që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit.

Sara Rodrigues nga organizata “Kërkimet për Alzheimerin në BM”, theksoi se ky ishte një studim vëzhgues, që do të thotë se mund të tregojë vetëm një lidhje mes dietës dhe rrezikut për demencë, por nuk mund të provojë se, më pak sheqer parandalon drejtpërdrejt sëmundjen.

Sipas ekspertëve, një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, është një nga mënyrat më të mira, për të mbështetur shëndetin e trurit – dhe ndryshimet pozitive mund të bëhen në çdo moshë. /

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.