🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.43 ▲2.35%
ARI 4,110 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,296 ▼ -0.64% ETH $2,429 ▼ -0.68% XRP $1.3411 ▲ +0.36% SOL $104.4300 ▼ -1.77%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.43 ▲2.35 % ARI 4,110 ▼0.96 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.43 ▲2.35 % ARI 4,110 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Tetova e shqiptarëve ka historinë e saj, nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë.

BDI akuzon VLEN-in se po lejon rikthimin e simbolikës së ish-Jugosllavisë në qytet.

Partia thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj dhe nuk meriton, sipas tyre, të kthehet pas në kohë përmes rikthimit të emërtimeve që qytetarët i kanë lënë pas prej vitesh.

Reagimi i plotë:

Arsyetimet banale me të cilat po tentohet të relativizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, flasin shumë më tepër se çdo deklaratë publike e VLEN-it.Dikush mund të ketë nostalgji për Josip Broz Titon.

Dikush mund t’i ketë thurur poezi lavdie Titos, madje edhe të ketë marrë shpërblime për to. Kjo është çështje bindjesh personale. Por nostalgjitë dhe adhurimet për Titon mbahen në shtëpi, jo duke rikthyer simbolikën e Jugosllavisë në Tetovë.Tetova ka kthyer faqen prej kohësh.

Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj. Tetova nuk meriton të kthehet pas në kohë dhe as t’i rikthehen emërtimet që qytetarët i kanë lënë pas shumë vite më parë.

E gjithë kjo po ndodh me bekimin e VLEN-it. Prandaj, qytetarët meritojnë përgjigje të qarta.Disa pyetje publike për Bilall Kasamin:A është kontaktuar Komuna e Tetovës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë lëndë? Cili ka qenë qëndrimi i komunës gjatë kësaj procedure? A ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me Gjykatën Kushtetuese? Cili ka qenë roli i përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Qeveria para Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e miratuara në vitin 2007?

Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës.Mos i nënvlerësoni qytetarët. Mos e merrni për dobësi durimin e tyre. Shqiptarët nuk do të pranojnë që të arriturat e tyre të cenohen në heshtje. Edhe durimi ka fund!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.