🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.88 ▲2.81%
ARI 4,103 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,216 ▼ -1.17% ETH $2,429 ▼ -1.22% XRP $1.3390 ▼ -0.61% SOL $104.3900 ▼ -2.34%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.88 ▲2.81 % ARI 4,103 ▼1.14 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.88 ▲2.81 % ARI 4,103 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vrasja e rëndë në Klinë të Pejës për çështje pronësore, prokuroria ngrit aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet J.J , nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq, Komuna e Klinës, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ndërmjet viktimës dhe babait të tyre, dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, vëllait të tij.

“Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë, dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, së bashku me një karikator dhe dhjetë fishekë të të njëjtit kalibër, për të cilën nuk posedonte leje nga organet kompetente.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.