🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.23 ▼0.73%
ARI 3,988 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,850 ▲ +0.52% ETH $1,595 ▲ +1.43% XRP $1.0495 ▲ +0.36% SOL $74.3400 ▲ +3.87%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.23 ▼0.73 % ARI 3,988 ▼1.27 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.23 ▼0.73 % ARI 3,988 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

BE anulon grantin 28 milionë euro për portin e Durrësit

BE tërhiqet nga investimi i projektit për portin e Durrësit. Granti 28 mln euro, ishte parashikuar që të mbështeste realizimin e projektit për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit.
Në një vështrim në faqen zyrtare të “Western Balkan Investment Framework” (Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor) ky projekt mban tashmë statusin ‘i anuluar’.

Në përshkrimin e projektit në këtë faqe, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.

“Porti i Durrësit aktualisht trajton rreth 90% të shkëmbimit detar të vendit në tonazh dhe 53% të të gjithë tregtisë ndërkombëtare. Terminali ka gjithsej pesë kalata dhe ka një sipërfaqe prej 92,680 m2. Kalatat 1 dhe 2 janë në gjendje të keqe dhe të parregullt. E para u ndërtua në vitin 1972 dhe e dyta midis viteve 1945 dhe 1951. Disa rehabilitime u kryen në vitin 1994. Megjithatë, elementët strukturorë nën ujë tregojnë shenja korrozioni të konsiderueshëm, gjë që pengon funksionimin e sigurt të kapaciteteve të mëdha të ngarkesave.

Për më tepër, thellësia e terminalit pranë kalatave varion midis 7 dhe 8.2 m, kështu që anije mallrash më të mëdha nuk mund të akomodohen në port. Projekti synon rehabilitimin e lidhjes hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, duke sjellë në përfundim të saj krijimin e një seksioni të rëndësishëm multimodal si pjesë e korridorit të rrjetit bazë të transportit, duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Kroacinë dhe Italinë. Përveç kësaj, ata do t’i ofrojnë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut akses në rrugët e transportit detar.” -thuhet në përshkrimin e projektit, nga i cili BE tashmë është tërhequr.

Anulimi i projektit, vjen ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen për projektin e ri për transformimin e portit të Durrësit. Një projekt të cilin opozita e ka kundërshtuar me forcë, duke e konsideruar një aferë megakorruptive, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Projektligj që pritet të kalojë sot në seancë plenare, për të cilin kërkohet shumicë e thjeshtë votash: “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.