☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Begaj-Milanoviç: Linjë direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Kroacisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe homologu kroat, Zoran Milanoviç ndanë dje mendimin për vendosjen e një linje direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Për një ndërlidhje më të mirë midis dy vendeve, në ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e turizmit, ndamë mendimin se ka ardhur koha që të ketë një linjë ajrore direkte midis dy vendeve, apo ndërlidhje midis porteve të dy vendeve”, tha Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me Milanoviç të mbajtur në Kroaci.

Presidenti Begaj u shpreh se, “me presidentin Milanoviç ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe prirjes dhe trendit të rritjes të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Kuadri ligjor nuk mungon, kështu që vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë diçka më shumë”.

“E sigurova Presidentin Milanoviç”, vijoi Begaj, se, “investimet dhe projektet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e energjisë, turizmit, ku Kroacia ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, po ashtu edhe në fushat e tjera si të infrastrukturës, bujqësisë dhe në fusha që kanë interes reciprok”.

Begaj vuri në dukje gjithashtu se, “vlerësuam se arritja së shpejti e një marrëveshjeje bilaterale për sigurimet shoqërore, do të ndikojë më shumë në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy popujve tanë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.