☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.71 ▲2.75%
ARI 4,533 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,002 ▲ +10.82% ETH $2,294 ▲ +18.41% XRP $1.2004 ▲ +18.01% SOL $87.4300 ▲ +11.39%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike

Presidenti Bajram Begaj, u prit nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, në kuadër të vizitës së tij në Poznań, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 70-vjetorit të Kryengritjes së Poznańit të vitit 1956, një prej simboleve të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë ceremonisë, krerët e shteteve të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën riafirmuan angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Në margjinat e aktivitetit, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi rolin e Polonisë brenda BE-së dhe angazhimin e saj për ta konsideruar integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor si një domosdoshmëri gjeopolitike për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë.Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e ndihmës që Polonia u ka ofruar institucioneve shqiptare përmes shkëmbimit të ekspertizës në procesin e përafrimit me legjislacionin evropian, duke e cilësuar përvojën polake në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik si një model frymëzues për Shqipërinë.

Presidenti shprehu besimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë do të vijojnë të forcohen në të gjitha fushat, ndërsa homologu i tij, Karol Nawrocki, rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të avancimit të procesit të integrimit dhe partneritetit mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.