🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,788 ▲0.29%
DOW 51,391 ▲0.31%
NASDAQ 27,284 ▲0.33%
NAFTA 91.60 ▲0.12%
ARI 4,211 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,878 ▲ +0.42% ETH $2,486 ▼ -1.86% XRP $1.3818 ▼ -1.56% SOL $109.7900 ▼ -2.51%
S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 % S&P 500 7,788 ▲0.29 % DOW 51,391 ▲0.31 % NASDAQ 27,284 ▲0.33 % NAFTA 91.60 ▲0.12 % ARI 4,211 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

BELGJIKË – Protesta kundër masave ekonomike, anulohen mbi 100 fluturime

– Disa qindra protestues u përleshën sot me policinë në Bruksel, në kuadër të një demonstrate kundër masave për uljen e shpenzimeve që planifikon të ndërmarrë qeveria belge.

Agresorët hodhën sende në drejtim të policisë dhe u vunë flakën biçikletave me qira, raportoi agjencia e lajmeve “Belga”.

Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Përplasjet ndodhën gjatë një demonstrate ku morën pjesë nga 30 000 deri në 50 000 persona.

Marshimi ishte pjesë e protestave të organizuara në të gjithë vendin nga sindikatat, kundër masave të planifikuara për uljen e shpenzimeve publike.

Para nisjes së marshimit, presidenti i sindikatës socialiste, Bert Engelaar u bëri thirrje personave që synonin të shkaktonin dhunë, të mos merrnin pjesë në protestë.

“Këta persona nuk kanë asnjë lidhje me mesazhin që mijëra të tjerë duan të përcjellin duke dalë në rrugë”, shkroi Engelaar në “Facebook”.

Dy sindikata, ajo e krishterë CSC dhe ajo socialiste FGTB, organizuan së bashku protestat dhe ndërprerjet e punës në mbarë vendin.

Ato shkaktuan gjithashtu anulimin e më shumë se 100 fluturimeve në aeroportin e Brukselit.

Belgjika ka një borxh të lartë publik dhe një deficit buxhetor që vazhdon të jetë i madh.

Qeveria e qendrës së djathtë, e drejtuar nga kryeministri Bart De Wever, synon të kursejë 10 miliardë euro deri në përfundim të mandatit të saj, në vitin 2029. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.