“Bën lojë të pisët”- Luan Baçi sulmon Erion Braçen për Territorialen: Tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar qëndrimet e Erion Braçes lidhur me reformën territoriale dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste.
I ftuar në A2CNN, Baçi deklaroi se Braçe tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij, ndërsa vuri në pikëpyetje nëse ai do të votonte kundër qëndrimeve të mazhorancës.
“Unë nuk e dëgjova fjalimin e Braçes dhe akoma nuk e kam dëgjuar asnjë fjalim të tij. Ai është një nga deputetët më koherentë të Partisë Socialiste, por ai tallet me socialistët, tallet me votuesit e vet. Këtë e ka bërë gjithmonë”, u shpreh Baçi.
Baçi shtoi se Braçe nuk do të votonte kundër mazhorancës pa miratimin e kryeministrit Edi Rama.
“Kam thënë që Braçe mund të mos votojë vetëm nëse i jep leje Rama, se i ka 84 vota, por kur i duhet Ramës, do të votojë”, deklaroi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.