☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.11%
DOW 51,848 ▲0.37%
NASDAQ 27,243 ▼0.45%
NAFTA 93.81 ▲2.13%
ARI 4,194 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,520 ▼ -1.63% ETH $2,512 ▼ -1.13% XRP $1.3639 ▼ -3.7% SOL $107.8100 ▼ -3.97%
S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,848 ▲0.37 % NASDAQ 27,243 ▼0.45 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,194 ▼0.53 % S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,848 ▲0.37 % NASDAQ 27,243 ▼0.45 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,194 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bas

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtorin e Kufirit në qark, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Korçës, në fillim të vitit 2025, ngriti akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në dy episode në formën e bashkëpunimit me 4 persona të tjerë.

Fillimisht, dënimi i dhënë nga gjyqtarët Valjona Haxhiraj, Eda Dika dhe Gentiana Shukullari për këtë zyrtar policie ishte me 11 vite burgim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e këtij dënimi në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.

Vetë Pasho, gjatë procesit gjyqësor, nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të drogës, duke pretenduar se ai vetëm kishte “shpërdoruar detyrën”. Por ky version nuk u konsiderua i besueshëm nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i Pashos në Shqipëri, Elton Grabocka, fillimisht u dënua me 13 vite burgim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Grabocka, në përfundim, u dënua me 8 vite e 8 muaj burgim.

Kurse dy bashkëpunëtorët e tjerë, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi, janë arrestuar në Greqi, duke u hetuar dhe dënuar nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.

Mësohet se gjatë periudhës kur ka ndodhur trafikimi i lëndëve narkotike, më 27 nëntor 2023 dhe 6 maj 2024, Stiljan Pasho mbante postin e zv/drejtorit të Kufirit në qarkun e Korçës.

Duke shfrytëzuar detyrën e tij, ai shkonte fizikisht vetë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe, me urdhrat e jashtëligjshëm që u jepte eprorëve të tij në këtë pikë kontrolli doganor, kishte kthyer këtë portë kufitare me Greqinë në një autostradë për trafikantët e drogës.

Mësohet se, në episodin e parë, Stiljan Pasho bashkëpunoi me Lorenco Likën dhe Ervin Ibin, ku, pas kalimit nga dogana e Kapshticës të një mjeti tip “Passat”, në të cilin ishin futur 26 kg hashash, Lika dhe Ibi u arrestuan më pas në pikën kufitare të “Kristalopigy” në Greqi.

Ndërkohë, në episodin e dytë është arrestuar Elton Grabocka së bashku me zv/shefin e Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho, duke u akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në të dyja rastet e trafikimit të drogës, zyrtari i policisë, Stiljan Pasho, ka qenë vetë i pranishëm në ambientet e pikës kufitare të Kapshticës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.