Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.57 ▼16.27%
ARI 4,864 ▲3.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,726 ▲ +4.61% ETH $2,245 ▲ +6.7% XRP $1.3798 ▲ +5.26% SOL $84.5100 ▲ +6.24%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.57 ▼16.27 % ARI 4,864 ▲3.83 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.57 ▼16.27 % ARI 4,864 ▲3.83 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
roze

Beogradi mirëpret artistët nga Kosova në Festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan” do të mbahet për herë të tretë në Beograd nga 1 deri me 4 qershor. Ky festival ka për qëllim prezantimin e kulturës shqiptare para publikut serb, duke përfshirë kategoritë e artit pamor, diskutime dhe panele dhe promovimin e artistëve të rinj të skenës kulturore në Kosovë.

Në këtë edicion të tretë merr pjesë edhe sopranoja, Besa Llugiqi e cila tash ka filluar të njihet edhe ndërkombëtarisht dhe pianisten Lirika Pula-Kasapolli.

Ndërsa nga filmat që do të shfaqen në këtë festival është edhe “Babai” nga Visar Morina dhe “Thinking of You” nga Anna Di Lellio.

Sipas një komunikatë për media, organizatorët e festivalit potencojnë se në kuadër të programit kulturor, të gjithë do të kenë mundësi të jenë pjesë e promovimit të librit “Këmbët e gjarprit” nga Veton Surroi, të botuar nga Samizdat B92 në gjuhën serbe.

Dashamirët e artit do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitën personale “Këngët e peshqve” nga Blerta Surroi, dhe të shijojnë muzikën e skenës “underground” të Prishtinës të grupit Post-Punk dhe Electro/Post-Industrial “Elektorati Intelektual”.

Simboli i Festivalit “Mirëdita Dobar Dan” është aktori i madh shqiptar me fame botërore, Bekim Fehmiu.

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan” organizohet nga Iniciativat Qytetare dhe Qendra për Politikë nga Beogradi, Integra nga Prishtina në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.