🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.35 ▲0.77%
ARI 4,249 ▲2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,282 ▲ +0.51% ETH $1,875 ▼ -0.06% XRP $1.0634 ▼ -1.25% SOL $74.0600 ▲ +0.3%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.35 ▲0.77 % ARI 4,249 ▲2.31 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.35 ▲0.77 % ARI 4,249 ▲2.31 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Kronika

Berisha: Dënoj shpalljen “non grata” të gazetarit shqiptar nga RMV, ku janë shoqatat që mbrojnë gazetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me gazetarët në selinë e PD-së, ka dënuar ashpër vendimin e Ministrisë së Brendshme për të shpallur person “non grata” gazetarin nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela, si dhe ndalimin e hyrjes për imamin Bekir Halimi.

Berisha e cilësoi shpalljen “non grata” të Belës si një atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, duke pretenduar se ky akt vjen pasi gazetari dhe ish-luftëtari i UÇK-së ka denoncuar publikisht qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas liderit të opozitës, ky vendim zbatohet me urdhër të Beogradit, ndërsa i bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ngrenë zërin dhe kritikoi heshtjen e shoqatave vendase të gazetarëve.

“Dënoj me forcën më të madhe, shpalljen non-grata të gazetarit të shquar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele.

Valon Bele është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nuk ka ndarë për idealet e lirisë, penën nga pushka. Është një gazetar i njohur, është gjithashtu një ish-luftëtar i UÇK-së.

Valon Bele është një atdhetar i vërtetë, i cili ka denoncuar në shkrimet dhe statuset e tij, veprimtarinë tradhtare të Edi Ramës. Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit, si një armik të egër të interesave shqiptarëve. Ai këtë veprimtari e ka patur publike. Dhe Edi Rama e bllokon.

Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me qëndrimet tua antikombëtare, bën një akt, atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, kundër lirisë, mendimit dhe shprehjes së tij.

Është në turpin, në turpin e organizatave shqiptare të mbrojtjes së gazetarëve që nuk kanë ende asnjë prononcim. Në turpin e tyre tregon varësinë dhe kontrollin qeveritar.

Ai është një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por dhe maqedonas po të ishte, i çdo kombësie po të ishte, t’i ndalosh hyrjen në Shqipëri pse kritikon kryeministrin, asnjë gazetar, asnjë shoqatë gazetarësh nuk mund dhe nuk duhet të pajtohet me këtë. Turp i madh.

U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve të ngrenë zërin e tyre kundër këtij akti antidemokratik, të dënueshëm, të kreut të narkoshtetit shqiptar.

Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku. Ku vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave.

Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duhet të rrinë në shtëpi. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, por dënoj dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri.

Që nuk u bën përshtypje se një koleg i tyre që shkruan kundër krimeve, shkruan për gjëmat dhe bëmat e kryeministrit të vendit, ndalohet për të hyrë në vendin e tyre. I implikon kjo heshtje”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.