☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▼ -0.11% ETH $2,190 ▲ +0.18% XRP $1.4166 ▲ +0.35% SOL $86.9500 ▼ -0.3%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

Berisha dhe parimorët e karrigeve

Nga Vilant Xhori

Në stilin politik të Berishës ka qenë e njohur aftësia për të përtypur kur është ndjerë i dobët për të goditur. Kështu ndodhi edhe pas vitit 2022, kur shumë prej atyre që sot i rrinë pranë e trajtonin si barrë dhe si simbol të një epoke që duhej lënë pas.

Disa prej tyre u shfaqën në publik dhe tek diplomatët perëndimorë si “kritikë parimorë” të Berishës, si njerëz që po sfidonin modelin e vjetër politik në emër të domosdoshmërisë për alternativë.

Pra, në atë kohë, deklaratat tingëllonin si rebelim. Si shkëputje përfundimtare nga trashëgimia politike e Berishës. Flitej për standarde të reja, për hapje partie, për fundin e kultit të individit.

Në studio televizive dhe në korridore parlamenti, shumë silleshin sikur po mbyllnin një epokë.

Ndërsa ata flisnin, Berisha përtypte edhe akuzat, edhe ironitë, deri edhe deklaratat dhe premtimet solemne se “ne do ikim, po u kthye ai”.

Berisha në atë kohë nuk reagonte ndaj kritikave. Pothuajse nuk harxhonte fare energji për çfarë i thoshin në publik apo në zyra të mbyllura. Dukej sikur e kishte kuptuar se beteja e vërtetë nuk ishte televizive. Ishte institucionale. Fillimisht duhej vula. Duhej grupi parlamentar. Duhej kontrolli politik i partisë.

Dhe për këtë arsye ai përtypte gjithçka. Por ndërsa toleronte, sikurse edhe po duket, ai nuk kishte ndërmend të harronte.

Dhe sot edhe pse është i saksionuar ndërkombtarisht, i ndjekur penalisht dhe i mundur elektoralisht ai kandidon pa rival dhe askush, nga kritikët e djeshëm, nuk guxon të flasë.

Kuptohet që Berisha i kishte të gjitha mundësitë të gjente një kukull në dispozicion për të kandiduar. Por, ndërhyrja brutale për të mos patur garë duket se për Berishën po shijon pa masë. Kjo sepse po sheh të poshtëruar ata që dikur premtonin largim nëse Berisha do të kishte rikthim.

Pra, kjo është edhe ironia më e fortë e momentit politik brenda opozitës. Berisha po rikthehet pa garë dhe ish-kritikët janë fshehur dhe nuk dihet se ku janë. Heshtja e tyre po zbulon se pas gjithë asaj retorike të mëparshme morale fshiheshin vetëm llogari personale. Pra, e thënë më troç, po del qartë se kritika nuk kishte lidhje me parime, por thjesht me llogari për karrige.

Në fund, ndoshta kjo është kënaqësia më e madhe politike për Berishën. Jo rikthimi në krye të partisë, jo kandidimi pa rival, por fakti që ata që dikur e shpallnin si alternativë të konsumuar, sot rrinë përballë tij të mbaruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.