Këshilli Prokurorial liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale.
Në vendimin e publikuar janë përmendur disa arsye për shkarkimin e tij, ku njëra ndër to është “Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”.
“1.1.Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale;1.2.Jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit:1.3.Dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit;1.4.Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës,të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim ngapozita në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial tëKosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249”, thuhet në dokument.
Isufaj u shkarkuar më 2 tetor.
Ai nuk ishte dekretuar për Kryeprokuror të Shtetit nga Vjosa Osmani sa ishte në postin e presidentes së vendit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.