☁️
Tiranë 20°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.34 ▼1.94%
ARI 4,418 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,118 ▲ +6% ETH $2,634 ▲ +7.52% XRP $1.4035 ▲ +8.25% SOL $113.5400 ▲ +12.29%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.34 ▼1.94 % ARI 4,418 ▲0.41 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.34 ▼1.94 % ARI 4,418 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zba

Ish-drejtues i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, ka kujtuar grushtin e dështuar të shtetit të organizuar nga Sali Berisha dhe PD në 14 shtator 1998.

Në një intervistë për ‘Frontline Interview’, Mithat Havari i cilësoi ngjarjet e shtatorit 1998 të turpshme.

Ai akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, të cilin e quajti komunist, për episodet e dhunës asokohe, duke deklaruar se kryedemokrati përdori vrasjen e Azem Hajdarit për të krijuar alibinë për marrjen e pushtetit me dhunë.

“Ato kohë kanë qenë të ashpra. Ato filluan para se të vinte 14 shtatori. Ka pasur vrasje, arrestime, protesta të ashpra ndaj policisë. Policia ka 2 kundërshtarë të egër, krimin dhe politikën. Ka qenë e ngjeshur, me vrasje, plagosje, me rritje të intensitetit kriminal. Edhe gjuha e politikës ishte trashur shumë. Derisa ndodhi ajo që ndodhi në 12 shtator, ku njerëz të krimit ekzekutuan Azem Hajdarin dhe pas dy ditësh ndodhi ajo ngjarje e turpshme dhe e rëndë. Sepse kur vdesin personalitete, i bëhen të gjitha nderet për të shkuar në botën tjetër. Më vonë autorët e krimit do të ndëshkoheshin nga ligji. Unë kam qenë në Ministri të Brendshme asokohe dhe e kujtoj shumë mirë”, tha mes të tjerash Havari.

Havari tha gjithashtu se kryeministri i kohës, Fatos Nano, nuk kishte gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, ashtu siç pretendonte Berisha.

Ai tha se Berisha ishte gati të dërgonte njerëz të armatosur për të vrarë Fatos Nanon asokohe, teksa shtoi se kryedemokrati kudo që shkonte ‘mbillte’ sherr.

“Nga data 12 deri në 14 do të bëhej ceremonia e varrimit, të yshtura nga një dorë e vetme kriminale që vazhdon edhe sot të vegjetojë në politikë, që e ka emrin Sali Berisha. Ai hodhi parullën e famshme që Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano. Ai e dinte mirë që Hajdarin e vranë patriotët e tij nga tropoja. Por Berisha e bënte luftën politike e kriminale. Sepse nuk i bënte syri tërr nëse një grup kriminal shkonin te Fatos Nano dhe e ekzekutonin. Kush po pyeste atë kohë. Berisha e mbjell sherrin… edhe në Amerikë e mbolli sherrin kur shkoi tani, u zunë shqiptarët me njëri-tjetrin. Kështu që policia nuk po e kontrollonte dot më situatën”, shtoi Havari.

Më tej ish-drejtuesi i lartë i Policisë tha se njerëzit e Berishës në 14 shtator vendosën arkivolin e Azem Hajdarit në shkallët e kryeministrisë dhe mësynë brenda godinave të institucioneve shqiptare duke vjedhur dhe plaçkitur gjithçka.

Në fund sipas Havarit, Azem Hajdari, i njohur edhe si heroi i demokracisë, do të varrosej vetëm nga 99 persona, pasi sipas tij, interesi i atyre që kishin dalë në protestë ishte vetëm plaçkitja, grabitja dhe marrja e pushtetit me dhunë.

“E morën arkivolin dhe e vendosën në Kryeministri te shkallët dhe u futën me dhunë. Nuk është mos-bindje civile kjo. Është tjetër term mosbindja civile. Kjo ishte dhunim i hapur i institucionit kryesor të një shteti, siç është kryeministria. U futën brenda militantët dhe grabitën tavolinat, kompjuterat, të gjitha ministritë, përveç asaj të Mbrojtjes dhe Rendit Publik. Gjithë dita ka qenë vetëm zjarr, flakë e vjedhje. Dhe në fund heroi i demokracisë u varros me 99 persona. Ata ishin grabitësa, as jua ndjente për Azem Hajdarin. Atëherë ka qenë dramë e madhe. Në 13 është goditur edhe Ministria e Brendshme me topa e mitraloza”, theksoi Havari.

Në përfundim Havari tha se Berisha nuk e donte Azem Hajdarin kur ishte gjallë, pasi sipas tij, e shihte si konkurrent të fortë brenda Partisë Demokratike.

“Unë e njoh mirë historinë sesi e katandisi Azem Hajdarin. Në fund e çoi në 3 rrethe për të marrë mandatin dhe ai e mori. Kishte konkurrencë të egër, dhëmbë për dhëmbë me të. Azemi mund të ketë pasur defekte të vetat, por ka qenë edhe burrë”, përfundoi Hajdari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.