⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,783 ▲ +0.38% ETH $2,498 ▲ +0.16% XRP $1.4127 ▲ +0.94% SOL $110.3000 ▼ -0.23%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha kërkon ta sundojë PD”, analisti: Partia do të shuhet bashkë me kryedemokratin

Analisti Mustafa Nano tha në studion e lajmeve të MCN Tv se PD-ja do të vdesë bashkë me Berishën dhe se e njëjta gjë do ndodhë dhe me PS-në dhe Ramën.

Duke vijuar Nano tha se Rama e kontrollon më fort PS-së sesa Berisha PD-në.

“Salianji është i dobët, po e qorton fort Berishën, pikërisht tani që Berisha i thotë je i vetëpërjashtuar. Njerëz të tillë nuk demonstrojnë as inteligjencë as ndershmëri. Gjërat që Salianji i thotë Berishës, që është i përzier me krimin e organizuar, duhet t’ia thonte më parë. Është sëmundje e politikës shqiptare.

Kjo ndodh dhe me PS, me Spiropalin. Më vjen dhe keq t’i kritikoj këta se janë kundër establishmentit. Kritika e bërë në këto momente dhe me këto motivacione nuk i nderon këto njerëz. Besoj se Partitë Popullore Evropiane nuk kanë vëmendjen fare ndaj gjërave që ndodhin në PD. Ata e dinë se çfarë po ndodh.

PD do vdesë bashkë me Berishën. Kam frikë se edhe kjo partia tjetër do vdesë me Ramën, se ky e ka berishizuar partinë. Ajo parti ka qenë ndryshe. 

Besoj se ai proces do ecë dhe ecën pavarësisht. 

Rama e kontrollon më fort PS-së sesa Berisha PD-në. Berisha kërkon ta sundojë por tani s’ka as energjinë, as fuqinë fizike.”

I pyetur për miratimin e raportit për Shqipërinë në Bruksel, Nano tha: “Nuk jemi tek dera, por IBAR është proces i rëndësishëm. Nëse bëhen bashkë të gjitha, besoj se brenda këtij muaji, kjo gjë sqarohet atëherë ata që e duan shumë anëtarësimin kanë arsye të gëzohen. Është një hap i rëndësishëm”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.