🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.36 ▲0.14%
ARI 4,381 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,341 ▼ -0.5% ETH $1,883 ▼ -0.2% XRP $1.0095 ▼ -0.12% SOL $75.7900 ▼ -0.6%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.36 ▲0.14 % ARI 4,381 ▼0.89 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.36 ▲0.14 % ARI 4,381 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha kundër krijimit të ADS-së: Miniera e floririt e Ramës! S’ka ligj e VKM që i përcakton veprimtarinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu, ku po denoncon shoqërinë e re shtetërore, Albanian Digital Solution (ADS).

“Jam sot për të denoncuar para shqiptarëve kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, Albanian Digital Solutions. E gjithë mafia e IT e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solutions. Të gjitha kompanitë, me solution janë nja 35 kompani.

Për ngritjen e ADS-së, minierës të floririt të Edi Ramës, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do pasqyronte qartë kompetencat e këtij institucioni. Është një mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive të baxhos apo të kunatit të Lindës së Surrelit pa asnjë mekanizëm kontrolli si në rastin e kompanisë KAYO të famozit KAYO, vetëm se këtu skandali duket se thellohet shumë më tepër.

Siç thamë më lart, për ADS-në nuk ka asnjë ligj dhe vendim qeverie që të përcaktojë veprimtarinë e saj. Të gjitha i janë lënë në dorë aksionarit kryesor të saj, AKSHI-t të Lindave famëzeza. I vetmi VKM për këtë qëllim është ai i datës 20 maj 2026, i cili flet për miratimin e fondit prej 7 milionë eurosh në favor të ADS. Ky vendim ka ardhur rreth 15 ditë pas regjistrimit të kompanisë shtetërore në QKB”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, e vetmja VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë, nuk krijon as vetë shoqërinë, nuk miraton statutin, nuk përcakton kompetencat dhe mbi të gjitha, nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n.

Berisha shton: “E kuptoni, një vendim që nuk flet për asnjë për këto përcaktime, por vetëm t’i dhurojmë 7 milionë euro.”

Lajmi në përditësim...

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.