☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,853 ▼ -0.15% ETH $2,021 ▼ -0.14% XRP $1.3431 ▲ +0.07% SOL $82.7100 ▲ +0.24%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Me Ramën nuk ka integrim, sipërmarrjet digjitale i përdor për të vjedhur! Shihni Diellën dhe Skënderbeun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas transmetimit të podkastit të sotëm “Flasim të kryeministrit Edi Rama, i cili foli për konferencën ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel.

Berisha e akuzon kreun e qeverisë për mashtrime dhe shkelje të parimeve të luftës kundër korrupsionit.

“Në serialin e mashtrimeve të dielës, Edi Rama sot u ndal në konferencën ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel.  Së pari duhet theksuar se në Bruksel ai nuk shkoi si përfaqësues i shqiptarëve, po shkoi si përfaqësues i familjes mafioze Agasi dhe Çyrbja, të cilat i dekoroi pikërisht ditën që u nis për Bruksel dhe ditën që firmosi marrëveshjen për IBARI-n.

Këto janë akte të shëmtuara, të cilat janë të denja vetëm për kryetar organizatash kriminale dhe jo kryetar qeverish.  Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës.”, thotë Berisha në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Më tej, kreu i PD-së u ndal tek çështja e AKSHI-it. Rama prezantoi kompaninë e re publike “Albanian Digital Solutions”, duke e konsideruar si një strukturë që synon të shënojë një fazë të re në procesin e transformimit digjital të administratës dhe shërbimeve publike në vend. Por sipas kryetarit të PD-së, sipërmarrjet digjitale, Edi Rama i përdor për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Si shembull, Berisha përmend avatarin digjital të Skënderbeut, të krijuar për 100 euro nga departamenti i IA-së i Partisë Demokratike.

“Në serialin e tij ai u ndal tek AKSHI i ri, pasi AKSHI i lindave u damkos si organizatë e strukturuar kriminale, Edi Rama për të vazhduar vjedhjet, krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’.

Dua t’ju jap vetëm një shembull.  Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro.  Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro.

Si përfundim mund të themi se me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria digjitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë.”, shprehet Berisha.

Ditën e shtunë, më 30 maj, gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u prezantua një avatari i krijuar nga departamenti i IA-së i kësaj force politike, i konceptuar si figurë digjitale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (lexo këtu).

Në videomesazhin e prezantuar para delegatëve, avatari Skënderbe tha se ai kishte kushtuar vetëm 100 euro, ndryshe nga ministrja virtuale për Prokurimet Publike Diella.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.