🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,722 ▲ +0.12% ETH $2,410 ▼ -0.98% XRP $1.2959 ▼ -1.01% SOL $103.6500 ▼ -1.26%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Pa fuqizimin e grave dhe vajzave nuk ka demokraci të vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, të organizuar nga PD në bashkëpunim me fondacionin suedez “Jarl Hjalmarson”, e vuri theksin tek roli i grave dhe vajzave në shoqëri dhe politikë, duke e cilësuar atë si vendimtar për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi organizatorët dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike, ndërsa u ndal veçanërisht tek kontributi i grave.

Ai u shpreh se “gjeneza e shpresës është gruaja” dhe i ftoi vajzat dhe gratë të bëhen “gjenerator shprese për PD-në”.

Berisha theksoi se Partia Demokratike e ka konsideruar gjithmonë jetike betejën kundër patriarkalitetit, duke e cilësuar atë si pengesën më të madhe për liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Muri i patriarkalitetit është dhunuesi më i madh i lirive. Pa fuqizimin e grave dhe vajzave nuk ka demokraci të vërtetë”, tha ai, duke shtuar se PD ka ndërmarrë hapa konkretë për të ngushtuar pabarazitë, sidomos në aspektin ekonomik. Ai kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së diferenca në financat mes burrave dhe grave u ul nga 36% në rreth 17%, duke e afruar Shqipërinë me mesataren e Bashkimit Europian.

Lideri demokrat nënvizoi se PD do të ketë prioritet rritjen e përfaqësimit të grave në forumet drejtuese të partisë dhe në qeverisjen e ardhshme.

“Ne zotohemi për një rol shumë më të madh të vajzave dhe grave në organizimin dhe drejtimin e Partisë Demokratike dhe të qeverisjes së saj të ardhshme”, deklaroi Berisha, duke përshëndetur zonjat që kanë marrë përsipër drejtimin e degëve të PD-së në procesin e brendshëm zgjedhor.

Ai shtoi se përfaqësimi i grave nuk është thjesht një normë, por lidhet drejtpërdrejt me legjitimitetin e institucioneve politike.

“Problemi i përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, në udhëheqjen e PD-së, në parlament dhe nesër në qeveri, ka të bëjë me vetë legjitimitetin e forumeve drejtuese dhe përfaqësuesve të popullit”, tha Berisha.

Berisha u shpreh i bindur se zgjerimi i hapësirës për gratë dhe vajzat në politikë është një nga rrugët më të sigurta për ripërtëritjen dhe gjallërimin e Partisë Demokratike, duke e lidhur fuqizimin e tyre me demokracinë e vërtetë dhe zhvillimin e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.