☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $78,300 ▲ +7.55% ETH $2,523 ▲ +8.96% XRP $1.4402 ▲ +14.42% SOL $93.6800 ▲ +7.17%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD mbështet investimet e huaja, dënoj dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se forca politike që ai drejton mbështet fuqishëm investimet e huaja në Shqipëri, duke theksuar se qëndrimi i opozitës në këtë drejtim është i qartë dhe parimor.

I pyetur mbi projektin turistik në zonën e Zvërnecit, Berisha dha komentet e tij para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në deklaratën e tij, ai u ndal gjithashtu tek incidenti ku një protestues u tërhoq me forcë nga policia private gjatë tubimeve kundër projektit, duke e dënuar atë ngjarje.

“Në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim në duart e policisë dhe e dënoj si një akt të shëmtuar të Policisë së Shtetit”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se nuk disponon dokumentacion të plotë mbi projektin në Zvërnec, por theksoi se ka ndjekur me interes publikimet dhe debatet që janë zhvilluar rreth tij.

“Megjithëse ju them se nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asgjë të atij projekti, i kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë”, tha ai.

Berisha ritheksoi më tej mbështetjen e Partisë Demokratike për investimet e huaja, duke argumentuar se ato janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Së treti, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja”, deklaroi ai.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i PD-së iu referua edhe një ligji që sipas tij ka pasur qëllim zgjidhjen e çështjeve të pronësisë në rastet e investimeve strategjike, duke theksuar se shteti duhet të mbajë përgjegjësi financiare në rastet e konflikteve mbi pronën.

“Sipas ligjit, në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, përgjegjësia i kalon shtetit dhe ai kompenson pronarin me çmimin e tregut”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ky ligj, sipas tij, është miratuar për të shmangur bllokimin e investimeve të huaja dhe konfliktet e vazhdueshme mbi pronësinë, duke argumentuar se në praktikë ka sjellë stabilitet në këtë drejtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.