☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▼0.62%
DOW 51,691 ▲0.04%
NASDAQ 26,969 ▼0.86%
NAFTA 95.55 ▲1.5%
ARI 4,119 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,980 ▼ -2.04% ETH $2,430 ▼ -3.65% XRP $1.3377 ▼ -2.88% SOL $104.2800 ▼ -3.62%
S&P 500 7,757 ▼0.62 % DOW 51,691 ▲0.04 % NASDAQ 26,969 ▼0.86 % NAFTA 95.55 ▲1.5 % ARI 4,119 ▼1.4 % S&P 500 7,757 ▼0.62 % DOW 51,691 ▲0.04 % NASDAQ 26,969 ▼0.86 % NAFTA 95.55 ▲1.5 % ARI 4,119 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të

Pas vizitës në Bllokun e Sigurisë, ku takoi protestuesit e arrestuar, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim mbi një orë me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sophia de Sousa.

Tabaku ngriti shqetësimin për dhunën policore ndaj studentëve, qytetarëve dhe gazetarëve, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe trajtimin e shkaqeve që kanë nxitur protestat.

Të hënën do të zhvillohet një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe medias. Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat. Tabaku e informoi ambasadoren për këtë nismë që kërkohet nga 3 antareët në Komsionin që ajo drejton.

Në takim, Tabaku theksoi se protesta ishte studentore dhe jo partiake dhe se kërkesat e studentëve duhet të marrin përgjigje. Sipas saj, studentët po protestojnë prej më shumë se 140 ditësh për çështje që lidhen me integrimin europian, investimet strategjike, zonat e mbrojtura, arsimin dhe reformën territoriale.

Deputetja argumentoi se shpërthimi i pakënaqësisë qytetare lidhet me probleme të grumbulluara ndër vite: përqendrimin e pushtetit, abuzimin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e dëgjimit të qytetarëve. Ajo ngriti shqetësimin se vendi po përballet me pasojat e një sistemi të ngritur mbi dhunën e një pakice ndaj shumicës, ku konsultimet publike dhe debatet parlamentare shpesh mbeten pa ndikim real në vendimmarrje.

Ambasadorja de Sousa shprehu mbështetje për hetimin e plotë të incidenteve dhe vlerësimin e mënyrës se si vepruan autoritetet. Duke iu referuar pamjeve të transmetuara në media, lëndimeve të protestuesve dhe gazetarëve, si dhe pezullimit të disa punonjësve të policisë, ajo theksoi nevojën për uljen e tensioneve dhe zhvillimin paqësor të protestave të mëtejshme.

Diskutimi u shtri edhe te investimet strategjike dhe transparenca e marrëveshjeve ndërkombëtare. Tabaku riktheu në vëmendje propozimet e saj për ndryshimin dhe pezullimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike, duke theksuar se shqetësimet e ngritura prej vitesh kanë mbetur të patrajtuara.

Për marrëveshjen me Izraelin, ambasadorja nënvizoi rëndësinë e publikimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të tyre në raport me rregullat e prokurimit publik dhe Kapitullin 5 të negociatave me BE-në. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për dezinformimin dhe ndikimin e tij në perceptimin e integrimit europian.

Për Tabakun, trajtimi i situatës kërkon si llogaridhënie për dhunën policore, ashtu edhe përgjigje për problemet që kanë shtyrë studentët dhe qytetarët të protestojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.