UEFA Youth League, Partizani U19 kualifikohet në turin e dytë
Pas fitores në ndeshjen e parë në Maltë, Partizani U19 mposht me rezultatin 4-0 Valletta U19 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe siguron një kualifikim historik në turin e dytë të turneut.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti kanë dominuar edhe sfidën e kthimit. Lleshaj zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa maltezët shënuan edhe një autogol në shtesën e 45 minutave të para.
Rrenga dhe Hyseni shënuan në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren 4-0 të “demave” në këtë takim. Partizani u kualifikua në turin e dytë të turneut, duke eliminuar Vallettan me rezultatin e përgjithshëm 6-0.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.