☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 80.75 ▼2.25%
ARI 4,044 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,346 ▼ -2.95% ETH $1,881 ▼ -3.26% XRP $1.0591 ▼ -4.19% SOL $73.4000 ▼ -3.98%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 80.75 ▼2.25 % ARI 4,044 ▼0.82 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 80.75 ▼2.25 % ARI 4,044 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja

Pavarësisht se thirrjet kundër Sali Berishës janë prezente në protestë, kryedemokrati deklaron se mbështet kauzën dhe kërkesat e të rinjve para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Ai thotë se është pro investimeve të huaja në Shqipëri, por shkak i protestës është mungesa e transparencës nga mazhoranca.

Kryedemokrati Sali Berisha konfirmon se PD mbështet protestën e qytetarëve, pavarësisht thirrjeve që drejtohen kundër tij, për të cilat thotë se bëhen nga partitë e vogla që i konsideron si opozitë e opozitës.

“PD nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga “opozita e opozitës” si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të “opozitës së opozitës” për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.”

Berisha thotë se PD mbështet edhe kërkesat e protestuesve që u artikuluan publikisht pak ditë më parë para Kryeministrisë.

“Lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa.”

Pavarësisht se mbështet protestat e të rinjve, kryedemokrati thotë se PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri.

“Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t’i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Në këtë pikë, PD është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilin ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe.”

Teksa kryeministrit Rama i kërkon që të mos kërcënojë protestuesit, Berisha tregon edhe se cila është rruga e zgjidhjes së situatës së krijuar prej më shumë se një jave në vendin tonë.

“PD i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.”

Lideri i demokratëve thotë se kauzat e qytetarëve janë të njëjta me ato që ka kërkuar vazhdimisht PD, duke organizuar edhe një seri protestash kundër qeverisë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.