🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,473 ▲ +1.02% ETH $2,122 ▲ +1.24% XRP $1.3592 ▲ +0.97% SOL $85.8500 ▲ +0.92%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike, por në përmbajtjen e tij, Rama është në rreth të kuq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, ka reaguar sërish për referendumin e 23 Majit. Sipas tij, referendumi kishte vlerë të jashtëzakonshme sepse, i thanë Edi Ramës se fundi i tij është i shpejtë.

‘Vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë. Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana’, tha Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, demokratët kanë mbrojtur formën më sublime të demokracisë, referendumin.

‘Muaj të tërë, puthadorët e regjimit, shushunja që ushqehen me djersën, mundin, gjakun e njerëzve të punës së këtij vendi, me taksat e tyre, çdo natë, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë, bënë gjithçka të përbaltin formën më sublime, formën më përfaqësuese, demokracinë direkte’, tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama edhe sot mbrojti babain e tij xhelat në emër të partisë së gjenocidit.

‘Edhe sot mbronte të atin xhelat, që firmoste varjen në litar të poetit atdhetar, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, një vit para se të shembej Muri i Berlinit. Në vend të një falje publike, ky bastard ka sjellë në qeverisje moralin e etërve të tij mizorë, xhelatë’, theksoi ai.

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për kalimin e raportit të IBAR. Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha theksoi se, raporti i IBAR ka kaluar për shkaqe gjeopolitike, por në atë dokument, Edi Rama është me rreth të kuq.

‘Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona. Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq. Në përmbajtjen e tij, si në asnjë rast tjetër, kreu i Meduzës, nga alfa tek omega, demaskohet për atë që është’, tha Berisha.

Kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës para qytetarëve të mbledhur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë ka deklaruar se opozita do të vijojë kryengritjen paqësore për rikthimin e votës së lirë në vend. Berisha theksoi se flamuri i opozitës, sipas tij, është flamuri i votës së lirë, për të cilin, nuk ka asnjë sakrificë që nuk do të bëhet dhe asnjë betejë që nuk do të zhvillohet.

‘Ne prapë do t’i rikthehemi kryengritjes paqësore për të marrë atë që meritojmë,’ deklaroi kreu i demokratëve Sali Berisha, duke shtuar se opozita do të vijojë betejën politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.