🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Reforma territoriale e 2014-ës solli shpopullim masiv, Rama duhet të gjykohet për gjenocid ndaj shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën territoriale të vitit 2014. Berisha deklaroi se reduktimi i bashkive dhe komunave nga 410 në 61 nuk kishte vetëm qëllime elektorale, por synonte atë që ai e cilësoi si “dëbim të butë” të shqiptarëve përmes ndërprerjes së investimeve dhe shërbimeve në zonat rurale.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai theksoi se gjatë dekadës së fundit mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar vetëm drejt hapësirës Schengen, shifër që sipas tij arrin në 47% të popullsisë po të përfshihen edhe destinacionet e tjera.

“Zvogëlimi me reformën territoriale të vitit 2014 i numrit të bashkive dhe komunave nga 410 në 61 kishte qëllimin më madhor, përveç atij elektoral, dëbimin e butë të shqiptarëve nga Shqipëria.

Zhdukja nga harta e qeverive vendore të komunave bëri që në atë që quhet Shqipëri rurale, dhe që ishte rreth 49% e popullatës, të ndërpriten të gjitha investimet. Të ndërpritet çdo investim në infrastrukturë, në rrjetin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësve, në mbështetjen e fermerëve.

Dhe kjo politikë antishqiptare ka pasur pasojat më katastrofale në rrafshin demografik mbi kombin shqiptar që nga viti 1913, viti i mortajës së zezë apo vdekjes së zezë, gjer sot.

Kurrë ky komb nuk ka humbur në 10 vite, siç ka humbur nga viti 2015 në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit, sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Dhe në qoftë se shtojmë statistikën e atyre që shkuan në Shtetet e Bashkuara, atyre që shkuan në Kanada, Norvegji, Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi, vende të tjera, e vërteta është që 47% e shqiptarëve në 10 vite janë larguar nga Shqipëria.

Mendoj se kjo është goditja më e rëndë në vetë ekzistencën e kombit shqiptar.

Çfarë po ndodh? Po ndodh boshatisja e pamëshirë e Shqipërisë nga shqiptarët. Vetëm për këtë, gjenocid të butë, gjenocid të krijuar për kushtet e kalkuluara. U hoqi shërbimet, komunat, u hoqi investimet, hoqi mbështetjen për bujqësinë, përgjysmoi ndihmën ekonomike.

Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten, duhet të japë kontribut për largimin e tij sa më të shpejtë dhe gjykimin për gjenocid ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.