🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,598 ▲0.24%
DOW 52,256 ▲0.94%
NASDAQ 25,460 ▲0.09%
NAFTA 96.09 ▼7.71%
ARI 3,969 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,990 ▼ -1.27% ETH $2,253 ▼ -0.63% XRP $1.2383 ▼ -1.03% SOL $92.0600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 % S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Opinion

Pse m’u kujtua një ministër nazist i Drejtësisë

Nga FATOS TARIFA

Disa ditë më parë botova në këtë gazetë një opinion titulluar: “Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme”.

Sot, pasi mësova lajmin mbi porositë e kryeminstrit Rama dhënë ministrit të tij të Drejtësisë Toni Gogu për kryetarin e burgosur të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, aty për aty më erdhi ndër men Otto Georg Thierack, ministri hitlerian i drejtësisë nga viti 1942 deri në rënien e regjimit nazist, më 1945.

Thierack ishte një nazist fanatik dhe e vuri sistemin gjyqësor në Gjermani në shërbim të drejtpërdrejtë të politikave represive të Hitlerit. Ai mbahet mend në histori për shndërrimin e drejtësisë në instrument të pushtetit totalitar.

Ç’po ndodh kështu në Shqipëri! Do lejojmë që këto metoda fashiste të minojnë sistemin tonë të drejtësisë?

Ku janë miqtë e mi deputetë të Partisë Socialite në Kuvendin e Shqipërisë, të cilëve u kam dhënë votën deri më sot të më përfaqësojnë?! Po deputetët e tjerë socialistë? Pse bëjnë sehir çfarë po ndodh në këtë vend?

Pse heshtin? Pse nuk flasin kundër përdorimit të metodave të tilla autoritariste nga kreu i partisë së tyre dhe i qeverisë së këtij vendi?

Frika, heshtja dhe pasiviteti i tyre do i bëjnë ata bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë nëse lejojmë instalimin e një regjimi autoritarist në Shqipëri, shenjat e të cilit kanë filluar tashmë të shfaqen qartë.

Thoiji Jo me guxim këtyre metodave autorirariste, që nesër, mbi ndërgjegjen tuaj të mos rëndojë faji i bashkëpunimit me të keqen dhe të mos mbani mbi vete njollën e turpit politik dhe moral.

As partia, as qeveria dhe as Kuvendi nuk janë pronë e një njeriu të vetëm. Ju nuk përfaqësoni një individ në pushtet, sado frikë të keni prej tij. Ju përfaqësoni Sovranin e vërtetë të këtij vendi, popullin shqiptar dhe luajalitetin tuaj ia detyroni vetëm atij — Popullit dhe interesave të tij. Askujt tjetër.

Rasti i fundit — kërcënimet skandaloze të kryeministrit, përmes ministrit skandaloz të Drejtësisë, ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së kryeqytetit është një tjetër ogur shumë i keq.

Të mos i mbyllim sytë para së keqes. Kujtoni fjalët e gazetarit antifashist çek Julius Fucik, shkruar gjatë burgimit të tij nga nazistët: “Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.