🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,060 ▼ -0.01% ETH $1,921 ▲ +0.04% XRP $1.0426 ▲ +1.17% SOL $75.6000 ▲ +2.11%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën territoriale , duke e cilësuar atë si një nga faktorët kryesorë të shpopullimit të vendit.

Ndërkaq, Berisha ka shprehur mbështetjen për qytetarët që kanë dalë në protesta kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale.

Sipas tij, reforma territoriale e vitit 2014, e cila reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga rreth 400 bashki e komuna në 61 bashki, ka dëmtuar decentralizimin dhe ka sjellë pasoja të rënda për komunitetet.

“Edi Rama nuk ka më legjitimitet dhe qeveria e tij, siç faktoi me hartën elektorale, me hartën e ndarjes së pushtetit lokal. Këto vite faktuan për shqiptarët se ndarja territoriale e vitit 2014 që shkurtoi, pakësoi nga rreth 400 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në 61 njësi, ishte goditja më e fuqishme që iu bë parimit demokratik të decentralizimit.

Por ishte gjithashtu platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, për mungesë shërbimesh, për bojkot total të tyre.

Reforma territoriale e Edi Ramës së bashku me politikat e ndjekura nga 2014 e gjer sot, kanë tejkaluar në fuqinë e përzënies së shqiptarëve nga shtëpitë dhe fshatrat, qytetet e tyre, mbi dy herë platformën e Vaso Çubrilloviçit, e cila për hir të së vërtetës, përveç zbatimit të largimit të shërbimeve, rrënimit të arsimit, shëndetësisë, injorimit të infrastrukturës, intimidimit me polici, pati dhe një marrëveshje ndërkombëtare me Turqinë për tërheqjen e shqiptarëve nga Kosova në Turqi”, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu propozimin për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive. Sipas tij, në vend që të korrigjohen problemet e reformës së vitit 2014, qeveria ka zgjedhur të vijojë me shkurtimin e 15 bashkive të tjera, duke e çuar numrin e tyre në 46.

“E megjithatë regjimin opresiv të Gjeorgjeviçit dhe Paniçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama tejkaloi me dy herë numrin e të dëbuarve nga Shqipëria krahasuar me ata që u dëbuan nga Kosova.Por, i pangopur në politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, të centralizimit të plotë, duke tejkaluar në disa aspekte dhe Enver Hoxhën, i pangopur në zbimin e shqiptarëve, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, ai ndërmori hapin tjetër.

Ku në vend që të korrigjonte gabimet katastrofale të reformës së parë, vazhdoi me shkurtimin e 15 bashkive të tjera duke ulur numrin në 46 bashki.

Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara, por dhe një reagim të fuqishëm të banorëve të cilët humbën pushtetin vendor në mënyrën më të pajustifikueshme në vitin 2014″, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.