🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,408 ▼0.33%
DOW 49,927 ▼0.16%
NASDAQ 26,153 ▼0.45%
NAFTA 100.29 ▲2.07%
ARI 4,521 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,085 ▼ -0.31% ETH $2,125 ▼ -0.5% XRP $1.3596 ▼ -1.15% SOL $86.1900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,408 ▼0.33 % DOW 49,927 ▼0.16 % NASDAQ 26,153 ▼0.45 % NAFTA 100.29 ▲2.07 % ARI 4,521 ▼0.33 % S&P 500 7,408 ▼0.33 % DOW 49,927 ▼0.16 % NASDAQ 26,153 ▼0.45 % NAFTA 100.29 ▲2.07 % ARI 4,521 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Shqiptarët rrokullisen në varfëri, udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në Parlament.

Sipas tij nuk ka ndodhur ndonjëherë në 35 vite që kreu i ekzekutivit nuk del para deputetëve për të folur lidhur me problematikat që opozita kërkon edhe interpelanca.

Berisha hodhi akuza se kryeministri në dy vite ka kryer 23 milionë euro fluturime, me avion taksi.

“Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës.

Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite. Kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri.

Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë. Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.