⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,009 ▼ -0.21% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1681 ▼ -2.54% SOL $89.9400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha takon ish-zyrtarët e CDU-së dhe OSBE-së: Krimi i organizuar po dikton politikën dhe zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të enjte në një takim Volkmar Klein, ish- deputet i CDU-së, Christoph Waffenschmidt, ish-anëtar i CDU-së dhe ish-Kryetar bashkie i qytetit Waldbröl, si dhe George Tsereteli, ish-President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Gjatë këtij takimi, Berisha shprehu shqetësimin e thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe standardeve zgjedhore në Shqipëri nën qeverinë aktuale.

Sipas tij, zhvillimet e fundit “kanë konfirmuar më tej aleancën e rrezikshme midis pushtetit politik dhe krimit të organizuar, duke krijuar një sistem ku rrjetet kriminale mbrohen, shpërblehen dhe integrohen në strukturat shtetërore”.

Më tej, lideri demokrat shprehet se në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare “vazhdojnë të paraqesin një imazh të rremë jashtë vendit, duke folur në Bruksel për integrimin europian dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që në realitet krimi i organizuar ushtron ndikim gjithnjë e më të madh mbi politikën, administratën publike dhe zgjedhjet”.

Raportet ndërkombëtare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit sipas tij kanë theksuar vazhdimisht rolin e Shqipërisë si një qendër për pastrimin e parave dhe aktivitetin kriminal të organizuar: “Integriteti i zgjedhjeve është komprometuar rëndë gjithashtu. Shumë raste tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale në mobilizimin e votave, intimidimin e qytetarëve dhe manipulimin e rezultateve zgjedhore”.

Berisha denoncoi gjithashtu përndjekjen e vazhdueshme politike që sipas tij po bëhet ndaj liderëve të opozitës, përfshirë ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Ilir Meta, përmes proceseve gjyqësore “që shkelin parimet demokratike dhe të drejtat themelore të garantuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Shqipëria nuk mund të zhvillojë zgjedhje vërtet të lira dhe të ndershme për sa kohë institucionet shtetërore mbeten të komprometuara nga krimi i organizuar dhe presioni politik.

Për këtë arsye, Berisha ritheksoi thirrjen për: Zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet europiane; Transparencë të plotë mbi ndikimin e krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi; Monitorim dhe mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur proceset demokratike; Krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të besueshme dhe demokratike, të ngjashme me modelet e suksesshme të zbatuara më parë në rajon.

Në takim morën pjesë edhe Fatmir Mediu, deputet dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, si dhe Albana Vokshi, deputete dhe kryetare e LDGSH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.