☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.13 ▼2.07%
ARI 4,032 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,376 ▼ -0.11% ETH $2,327 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.09% SOL $101.7000 ▲ +0.64%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,032 ▲0.6 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,032 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të hënë për humbjen e Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të errëta të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se vota e popullit serb nxori nga pushteti një politikan që, sipas tij, ka pasur përgjegjësi në ngjarjet e përgjakshme të rajonit dhe në përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

“Dje, populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi Vuçiçin si pasues politik dhe shpirtëror të Vojisllav Sheshelit, ndërsa e akuzoi për lidhje me të kaluarën nacionaliste serbe dhe për përfshirje në zhvillimet që kanë shoqëruar konfliktet në rajon.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te marrëdhëniet e Vuçiçit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar ish-presidentin serb si një figurë të varur nga Moska.

“Aleksandër Vuçiç ishte një kukull e Vladimir Putinit në Ballkan, i cili pas agresionit rus ndaj Ukrainës, e shndërroi Serbinë në prapavijë të fuqishme të Rusisë në rajon”, deklaroi Berisha.

Ai ngriti gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin me Vuçiçin, duke pretenduar se të dy kanë vepruar kundër interesave të Kosovës.

“Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës”, u shpreh kreu i opozitës.

Berisha akuzoi gjithashtu dy liderët se kanë mbështetur nisma që, sipas tij, i shërbenin interesave të Kremlinit, duke përmendur në mënyrë të veçantë projektin e Ballkanit të Hapur. Ai pretendoi edhe për bashkëpunim në çështje që lidhen me trafiqet kriminale, drogën dhe zhvillimet në komunat në veri të Kosovës.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kur zhvillimet politike në Serbi dhe roli i lëvizjes studentore kanë rikthyer në vëmendje ndikimin e protestave dhe votës qytetare në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.