☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,643 ▲0.26%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 102.01 ▼1.22%
ARI 4,026 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,769 ▼ -0.6% ETH $2,309 ▼ -0.74% XRP $1.2886 ▼ -0.48% SOL $100.9300 ▲ +0.09%
S&P 500 7,643 ▲0.26 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,026 ▲0.45 % S&P 500 7,643 ▲0.26 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,026 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Xhaxhai i Aleksit, Mark Nika, thotë se nuk e di kush e ka hequr pllakën nga vendi ku u vra nipi i tij më 21 janar 2011, por thekson se familja e di kush janë vrasësit dhe kërkon që ata të dalin para drejtësisë.

“Këtu është vrarë Aleksi me 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar ditën e vrasjes. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë heqë pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin. Por, ne e dimë kush janë vrarësit, SPAK po e heton ccështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament si jashtë saj. Është një ditë e rëndë për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë e kujtonim ku është vrarë dhe pse është vrarë. Jam i bindur që do e riparojë qeveria dhe i bëmë thirrje SPAK që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar dëme morale”, deklaroi ai.

Sipas Mark Nikës, heqja e pllakës është një tjetër dhimbje për familjen, e cila prej vitit 2011 pret drejtësi për vrasjen e Aleksit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.