☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,660 ▲0.48%
DOW 52,370 ▲0.3%
NASDAQ 26,070 ▲0.44%
NAFTA 101.36 ▼1.85%
ARI 4,016 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,710 ▼ -0.83% ETH $2,305 ▼ -1.31% XRP $1.2849 ▼ -1.13% SOL $100.9100 ▼ -0.17%
S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 % S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Shteti e vrau Arlindën”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë

Aktivistet e organizatës QIKA kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën” dhe derdhën disa kova me ngjyrë të kuqe në shkallët e institucionit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Gjatë aksionit, aktivistja Blenda Asllani deklaroi se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore, kishte ndjekur procedurat ligjore dhe kishte siguruar urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj, jeta e saj nuk u mbrojt.

“Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara, rreziku ishte i dokumentuar e, megjithatë, pak minuta më vonë Arlindën e vranë”, tha Asllani para mediave.

Ajo kritikoi institucionet për dështimin në garantimin e sigurisë së grave që raportojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave institucionalë kur ata nuk arrijnë të parandalojnë vrasjet.

“Shteti u kërkon grave të denoncojnë dhunën, të dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhër mbrojtjeje e t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh ajo.

Asllani kërkoi që të gjitha institucionet dhe hallkat përgjegjëse të hetohen, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të shmanget përmes ndarjes së kompetencave institucionale.

“Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet prapa kompetencave dhe institucioneve për ta shmangur përgjegjësinë. Të gjithë duhet të hetohen. Ngjyra e kuqe që hodhëm sot është akuzë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.