Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit
Protestat e fundit në Tiranë dhe jo vetëm, kanë nxitur debate publike mbi qasjen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, përdorimin e forcës, nëse është ose jo proporcionale, mosidentifkimi me numrin përkatës si dhe trajtimi i personave të shoqëruar në komisariate, një pjesë prej të cilëve të mitur.
Së fundmi një shkresë zyrtare ka mbërritur në të gjitha komisariatet e Tiranës e firmosur nga zv.drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Edmond Meshini ku u kërkohet efektivëve zbatimi me korrektësi i detyrimeve të parashikuara sipas ligjit, më specifikisht trajtimi më u kujdesshëm i të miturve.
Gjithashtu në shkresë specifikohet që të mos bëhet këqyrja e asnjë pajisje elektronike private pa vendim gjykate si dhe të miturit të jenë të shoqëruar nga prindi/ kujdestari ligjor dhe psikologu gjatë marrjes në pyetje.
Në media dhe online janë bërë publike e momente nga arrestime të personave, duke vënë në diskutim sjelljen e Policisë së Shtetit për shkak të forcës së përdorur apo e formave të tjera të ushtrimit të forcës. Disa efektivë janë pezulluar nga detyra e disa raste të tjera po hetohen për tejkalim të kompetencave nga ana e policisë.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.