☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,439 ▼ -2.13% ETH $2,286 ▼ -3% XRP $1.2612 ▼ -4.95% SOL $97.6200 ▼ -4.53%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Arrestohen dy të dyshuar lidhur me një përpjekje për zjarrvënie ndaj Starlinkut në Lituani

BERLIN, 29 tetor /ATSH -AA/ – Dy shtetas gjermanë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se në fillim të këtij muaji kanë tentuar t’i vënë zjarrin pajisjeve të shërbimit të internetit satelitor Starlink në Lituani, njoftuan të enjten zyrtarë të këtij vendi baltik.

Duke folur për gazetarët, Saulius Briginas, zëvendësshef i Byrosë së Policisë Kriminale të Lituanisë, ka thënë se të dy personat, të cilët jetojnë në Gjermani, u arrestuan atje me kërkesë të Bullgarisë.

Hetuesit besojnë se të dy personat kishin mbërritur në Lituani në prag të incidentit dhe ishin larguar menjëherë pas tentativës për zjarrvënie në kryeqytetin Vilnius, raportoi transmetuesi publik LRT.

“Ata nuk kanë lidhje me Lituaninë dhe kanë ardhur këtu për të kryer këtë krim”, ka thënë Briginas.

“Ky nuk ishte krim spontan. Ata e dinin saktësisht se ku po shkonin dhe çfarë synonin të bënin, si dhe ishin përgatitur paraprakisht për këtë”, ka shtuar ai.

Nerijus Puskorius, kryeprokuror i Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Vilnius, ka thënë se të dy personat dyshohen për formimin e një grupi të organizuar terrorist me qëllim kryerjen e krimeve dhe për pjesëmarrje në një grup terrorist.

Të dyshuarit ishin përfshirë në listën e personave në kërkim, ndërsa autoritetet lituaneze po bashkëpunojnë me partnerët e zbatimit të ligjit në Bullgari, Poloni dhe Gjermani.

Briginas ka thënë se të dyshuarit lidhen gjithashtu me sulme me zjarrvënie ndaj pajisjeve të Starlinkut në Poloni dhe Bullgari, duke shtuar se në Poloni janë ndaluar edhe persona të tjerë në lidhje me këto incidente.

Tentativa për zjarrvënie në Vilnius ka ndodhur në fillim të këtij muaji në ambientet e kompanisë lituaneze Delska, ku kompania amerikane SpaceX operon dhe ruan pajisjet e Starlinkut.

Politikanët lituanezë kanë akuzuar Rusinë për përfshirje në incident.

Që nga viti 2022, Ukraina ka përdorur Starlinkun dhe shërbimin e tij të nivelit ushtarak, Starshield, si pjesë të mbrojtjes së saj në luftën Rusi-Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.