☁️
Tiranë 27°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,268 ▼ -1.43% ETH $2,577 ▼ -2.83% XRP $1.3791 ▼ -2.52% SOL $108.2700 ▼ -3.52%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Gjermania u bashkohet manovrave ushtarake të Koalicionit për Ukrainën

BERLIN, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania do të marrë pjesë në manovrat e para ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshëmve” për Ukrainën, grupit të vendeve të krijuar për të mbështetur Ukrainën, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Vendimi shihet si një ndryshim i papritur i qëndrimit të Berlinit.

“Gjermania do të marrë pjesë në këto manovra. Qeveria po shqyrton se në çfarë forme do të jetë kjo pjesëmarrje”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.

Ai shtoi se çështja do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Franko-Gjerman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, që do të zhvillohet të premten.

Vetëm një ditë më parë, burime qeveritare në Berlin kishin bërë të ditur se manovrat, të përshkruara si ushtrime tl vogla komandimi, do të zhvilloheshin pa pjesëmarrjen e Gjermanisë.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi këtë ndryshim të qëndrimit.

Koalicioni, i përbërë nga rreth 35 vende mbështetëse të Ukrainës, vendosi papritur në një takim të zhvilluar të hënën në Paris të organizojë manovrat e para të forcës shumëkombëshe për Ukrainën, sipas propozimit të Francës.

Ky koalicion synon të mbështesë Ukrainën në rast se arrihet një armëpushim me Rusinë.

Manovrat e para do të zhvillohen në Poloni, vend fqinj me Ukrainën./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.