☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,467 ▼ -1.06% ETH $2,581 ▼ -2.33% XRP $1.3833 ▼ -2.16% SOL $108.4000 ▼ -3.15%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

44 vjeçari që mbeti viktimë në atentatin e sotëm në Sarandë, Artan Murtaj, njihej ndryshe edhe “Tani Ruzhdiut”. Viktima me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë.

Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjec, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes. Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.

Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.

Artan Murtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.