🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,751 ▲0.08%
DOW 52,417 ▲0.46%
NASDAQ 26,593 ▼0.45%
NAFTA 95.75 ▼0.78%
ARI 4,210 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,346 ▲ +0.83% ETH $2,474 ▲ +3.65% XRP $1.3365 ▲ +1.44% SOL $106.3600 ▲ +2.04%
S&P 500 7,751 ▲0.08 % DOW 52,417 ▲0.46 % NASDAQ 26,593 ▼0.45 % NAFTA 95.75 ▼0.78 % ARI 4,210 ▲0.95 % S&P 500 7,751 ▲0.08 % DOW 52,417 ▲0.46 % NASDAQ 26,593 ▼0.45 % NAFTA 95.75 ▼0.78 % ARI 4,210 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia

BERLIN, 16 tetor /ATSH-DPA/ – NATO ka kapacitete ushtarake dukshëm më të mëdha se Rusia dhe do të kishte epërsi të qartë në rast të një konflikti të gjerë, deklaroi komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, të publikuar sot.

Sipas tij, kapacitetet ushtarake që aleanca do të vinte në dispozicion në një konflikt të madh “e tejkalojnë shumë fuqinë e Moskës”.

“Rusia nuk disponon avionë luftarakë modernë F-35 dhe as numrin e madh të destrojerëve dhe nëndetëseve moderne që zotëron NATO”, theksoi Grynkewich

Gjenerali amerikan u shpreh se nuk beson që Rusia do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë kundër Evropës.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin po përdor metoda të tjera, si sabotazhi, pasi nuk ka alternativa të tjera dhe nuk dëshiron një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me aleancën.

Grynkewich argumentoi se parandalimi ushtarak konvencional është një nga faktorët kryesorë që pengojnë një konflikt të tillë. Ai nënvizoi se NATO duhet ta ruajë këtë epërsi përmes modernizimit të forcave të armatosura, zhvillimit të stërvitjeve të gjera ushtarake dhe demonstrimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të saj.

I pyetur nëse veprimet ruse mund të përshkruhen si luftë në hije, komandanti i NATO-s tha se termi “sulme hibride” është tepër i përgjithshëm për të përshkruar veprime konkrete.

“Duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre: sabotazh, zjarrvënie apo sulme terroriste janë terma të saktë, me përgjigje të qarta”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë që Evropa të jetë tashmë në luftë me Rusinë, Grynkewich u shpreh se Putini po luan një lojë të rrezikshme. Sipas tij, presidenti rus synon të bindë qytetarët perëndimorë se mbështetja për Ukrainën është e rrezikshme dhe mund të çojë në një luftë me Rusinë. Megjithatë, ai vlerësoi se kjo strategji nuk ka funksionuar deri më tani. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.