BERLIN – Merz i indinjuar nga Schröder, ish-kancelari gjerman merr pjesë në ditëlindjen e Putinit në Moskë
BERLIN, 9 tetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz është “thellësisht i indinjuar” që ish-kancelari Gerhard Schröder mori pjesë në ditëlindjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në Moskë, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Zëdhënësi i zëvendëskancelarit të qeverisë, Steffen Meyer tha se Putini është i vetmi përgjegjës për luftën në Ukrainë.
Sipas Meyer, çdo ditë urdhrat e Putinit shkaktojnë vuajtje të pallogaritshme, viktima civile, ndarje të familjeve, vdekje dhe plagosje.
“Në këto rrethana, kancelari Merz e konsideron krejtësisht të pamoralshme që Schröder të festojë me Putinin në një ditë të tillë”, tha Meyer.
Sipas Kremlinit, Schröder ishte në Moskë të mërkurën, ku mori pjesë në festën e 74-vjetorit të lindjes së Putinit.
Gerhard Schröder shërbeu si kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005.
Ish-kancelari, 82 vjeç, është mik personal i Putinit dhe prej vitesh është kritikuar për marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin rus, si dhe për lidhjet e tij me kompanitë ruse.
Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Schröder është takuar disa herë me Putinin. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.