🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.98 ▼2.39%
ARI 4,710 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,940 ▲ +1.53% ETH $2,480 ▲ +0.58% XRP $1.4787 ▼ -3.02% SOL $96.8600 ▲ +1.42%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: Marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave “Tomahawk”

BERLIN, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi sot se Gjermania ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerjen e raketave me rreze të mesme veprimi “Tomahawk”, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Duke folur në parlamentin gjerman, kancelari Merz tha se marrëveshja u arrit gjatë samitit të NATO në Ankara, i mbajtur të martën dhe të mërkurën e kësaj jave.

“Po mbyllim një boshllëk të rëndësishëm strategjik në mbrojtjen tonë”, deklaroi ai.

Marrëveshja vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte refuzuar më herët planin e miratuar në vitin 2024 nga paraardhësi i tij, Joe Biden, për vendosjen e raketave “Tomahawk” në territorin gjerman deri në vitin 2026.

Pas këtij vendimi, Berlini ndryshoi qasjen dhe nisi negociata me Uashingtonin për t’i blerë raketat në vend që ato të dislokoheshin nga ushtria amerikane.

Sipas Merz, këto bisedime kanë përfunduar me sukses.

Raketat “Tomahawk” kanë një rreze veprimi deri në 2 500 kilometra dhe përdoren për goditje precize ndaj objektivave tokësore në distanca të gjata.

Blerja e tyre pritet të rrisë ndjeshëm aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse të Gjermanisë në kuadër të strategjisë së saj dhe të aleancës së NATO-s./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.