⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,022 ▼2.15%
DOW 48,778 ▼0.65%
NASDAQ 23,024 ▼3.58%
NAFTA 82.58 ▲0.17%
ARI 3,534 ▼4.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,231 ▼ -6.5% ETH $1,634 ▼ -8.56% XRP $0.9033 ▼ -7.63% SOL $69.2000 ▼ -6.89%
S&P 500 7,022 ▼2.15 % DOW 48,778 ▼0.65 % NASDAQ 23,024 ▼3.58 % NAFTA 82.58 ▲0.17 % ARI 3,534 ▼4.12 % S&P 500 7,022 ▼2.15 % DOW 48,778 ▼0.65 % NASDAQ 23,024 ▼3.58 % NAFTA 82.58 ▲0.17 % ARI 3,534 ▼4.12 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Pistorius tërhiqet nga deklarata fyese ndaj SHBA-së

BERLIN, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është tërhequr nga formulimi i tij kritik ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi kishte cilësuar si ”budallallëqe” kritikat amerikane ndaj sulmeve ukrainase në thellësi të territorit rus.

Ai pranoi se kishte zgjedhur fjalë të papërshtatshme dhe kërkoi ndjesë për mënyrën se si ishte shprehur.

Debati nisi të martën, gjatë një takimi të aleatëve të Ukrainës në NATO, ku nënsekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikat, Elbridge Colby, kritikoi sulmet ukrainase ndaj objektivave ruse larg vijës së frontit.

Deklaratat e tij u interpretuan si reagim ndaj një sulmi ukrainas që kishte dëmtuar rëndë urën e Krimesë, një korridor strategjik për furnizimin e forcave ruse në Ukrainën jugore.

Pas takimit, Pistorius deklaroi se kritika ndaj sulmeve që synojnë shkatërrimin e objektivave me rëndësi strategjike dhe përdorim ushtarak në Rusi ishte një qëndrim ”mjaft budalla”.

Megjithatë, në një intervistë për revistën “Politico”, ministri gjerman pranoi se, duke e parë situatën në retrospektivë, zgjedhja e fjalëve nuk kishte qenë e duhura.

”Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, u shpreh Pistorius, duke konfirmuar se kishte telefonuar Colbyn të mërkurën në mbrëmje për t’i kërkuar falje për formulimin e përdorur.

Ai e justifikoi pjesërisht gafën me faktin se anglishtja nuk është gjuha e tij amtare./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.