⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Presidenti i EBA-s viziton Gjermaninë, priten marrëveshje me vlerë miliarda euro

BERLIN, 10 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan pritet të mbërrijë sot në Gjermani, për një vizitë shtetërore dyditore, që synon forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë vizitës pritet të nënshkruhen edhe marrëveshje me vlerë miliarda euro, megjithëse detajet e tyre ende nuk janë bërë ende të ditura.

Në fillim të vizitës, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do ta presë homologun e tij nga Emiratet me ceremoni zyrtare dhe nderime ushtarake në Villa Borsig, në Berlin.

Më pas, dy presidentët do të zhvillojnë bisedime.

Mohamed bin Zayed pritet të takohet gjithashtu me kancelarin gjerman, Friedrich Merz gjatë pasdites.

Dy liderët janë takuar për herë të fundit gjatë vizitës së Merz, në Abu Dhabi në muajin shkurt.

Në mbrëmje, Steinmeier do të organizojë një darkë shtetërore zyrtare, në rezidencën e tij të re pranë lumit Shpre.

Gjermania dhe Emiratet planifikojnë të zgjerojnë ndjeshëm bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe industrinë e armëve, politikën e jashtme, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Dy vendet synojnë gjithashtu bashkëpunim më të ngushtë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve kibernetike.

Në fushën e teknologjisë, Gjermania dhe Emiratet po përgatisin një memorandum mirëkuptimi, një marrëveshje që përcakton bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ky memorandum do të përfshijë edhe zgjerimin e qendrave të të dhënave, të cilat janë objekte të mëdha ku ruhen dhe përpunohen të dhënat për shërbimet digjitale.

Zyrtarët e Emirateve thanë se Gjermania do të sjellë në këtë partneritet, fuqinë e saj industriale, njohuritë teknologjike dhe shkencore dhe kompanitë e saj konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Në këmbim, Emiratet ofrojnë kapital financiar, mundësi për investime afatgjata, lidhje ndërkombëtare dhe akses në disa nga tregjet me rritjen më të shpejtë në botë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.