🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,804 ▲ +1.16% ETH $2,293 ▲ +1.65% XRP $1.2802 ▲ +2.41% SOL $93.4800 ▲ +1.42%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Zelensky paralajmëron evropianët për riarmatimin e Rusisë

BERLIN, 3 nëntor /ATSH-DPA/ -Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri sot thirrje vendeve evropiane të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e tyre, duke paralajmëruar se nuk duhet të ushqejnë iluzione për ambiciet e mëtejshme ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë së Berlinit (BSC), ai theksoi se Rusia e ka përcaktuar tashmë Evropën paqësore dhe të bashkuar si kundërshtare të saj.

“Zonja dhe zotërinj, ne shohim se Rusia e ka marrë tashmë vendimin e saj. Ajo ka vendosur se një Evropë paqësore dhe e bashkuar është armiku i saj. Dhe kjo nuk është diçka që do të zhduket thjesht brenda një viti”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se infrastruktura ushtarake që Rusia ka ndërtuar gjatë viteve të fundit nuk mund të konsiderohet e destinuar vetëm për luftën në Ukrainë.

Sipas tij, përmasat e këtij kapaciteti ushtarak tregojnë se Moska po përgatitet për objektiva më të gjera.

“A është e gjithë kjo vetëm për Ukrainën? Është shumë për të qenë vetëm për një vend, për Ukrainën. Ajo është drejtuar edhe kundër jush”, u shpreh ai, duke iu referuar vendeve evropiane.

Zelensky u kërkoi qeverive evropiane të vlerësojnë më mirë kapacitetet dhe pikat e tyre të forta në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve të rëndësishme në politikën amerikane.

Ai vuri në dukje se Evropa disponon njohuritë teknologjike dhe kapacitetet industriale të nevojshme për të forcuar mbrojtjen e përbashkët, por duhet të shtojë bashkëpunimin dhe të shfrytëzojë më mirë këto burime.

Deklaratat e presidentit ukrainas u bënë pak orë pasi ai mbërriti në Berlin, ku zhvilloi bisedime me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Vizita dhe fjalimi i tij në Konferencën e Sigurisë së Berlinit u përqendruan te nevoja për një bashkëpunim më të madh evropian në fushën e mbrojtjes, përballë zhvillimeve të sigurisë në kontinent dhe luftës së vazhdueshme në Ukrainë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.