☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,530 ▲ +1.23% ETH $1,759 ▲ +2.33% XRP $1.1440 ▲ +3.92% SOL $82.6100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH shpall tenderin/Hekurudha Tiranë-Durrës: Kompania italiane INC S.P.A ka fituar për rehabilitim

Kompania italiane INC S.P.A është shpallur zyrtarisht fituesja e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë –  Durrës –  Rinas.
Referuar dokumentit zyrtar të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, INC një ndër kompanitë më kryesore në shtetin fqinj në fushën e infrastrukturave të mëdha ka ofruar 69.7 milionë euro për këtë investim, vlerën më të ulët teksa në tender dhanë oferta edhe dy kompani të tjera që ofruan mbi 92 mln euro.

Projekti i cili është pjesë e Korridorit Mesdhetar përfshin rehabilitimin e linjës hekurudhore me gjatësi prej 34.2 km ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, teksa parashikon njëkohësisht edhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5 km midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Kostoja totale e këtij investimi të miratuar që prej vitit 2016 arrin në 92.1 milionë euro, ku pjesa më e madhe rreth 36.9 milionë euro do të mbulohet nga kredia e BERZH, para që do të përdoren për të bashkëfinancuar punimet e ndërtimit, si edhe mbikëqyrjen e punimeve që lidhen me projektin.  

Ndërsa 35.5 milionë euro grant është parashikuar të mbulohet nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër prej 19.7 milionë euro do të financohet nga qeveria shqiptare.  

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Linja hekurudhore Tiranë – Durrës do të shërbejë si për transportin e pasagjerëve ashtu edhe për atë të mallrave. Aktualisht ajo funksionon me 5 stacione, Durrës , Shkozet, Sukth, Vorë dhe Kashar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.