⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.39% ETH $2,264 ▲ +0.45% XRP $1.2502 ▼ -0.28% SOL $94.3900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Besjan Rexhepi i bën thirrje ministrit të ri të Drejtësisë: Zbatoni ligjin dhe mundësoni provimin e Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas emërimit të Jeton Shasivarit në postin e ministrit të Drejtësisë, duke i bërë thirrje që të zgjidhë çështjen e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Në reagimin e tij, Rexhepi thekson se emërimi i një ministri të ri nuk është arsye për entuziazëm, duke nënvizuar se studentët i vlerësojnë drejtuesit e institucioneve vetëm përmes veprave dhe vendimeve të tyre, e jo përmes titujve apo përkatësisë etnike.

Ai rikujton se gjatë mandatit të ish-ministrit Igor Filkov, studentët organizuan protesta para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar dialog dhe zbatimin e të drejtës për ta dhënë provimin e Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Sipas tij, kërkesa e studentëve hasi në heshtje dhe injorim institucional.

“Mandati i ish-ministrit do të mbahet mend për premtime të pambajtura dhe mungesë vullneti për të korrigjuar një padrejtësi që prek drejtpërdrejt studentët dhe besimin e tyre te institucionet”, vlerëson Rexhepi.

Duke iu drejtuar ministrit të ri, ai thekson se besimi i studentëve nuk fitohet me deklarata, por me vendime konkrete.

“Studentët nuk kërkojnë privilegje. Ne kërkojmë barazi para ligjit, respekt për meritën dhe një sistem që nuk diskriminon mbi bazën e gjuhës”, shprehet ai.

Rexhepi thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve tashmë ekziston dhe se nuk ka nevojë për interpretime apo arsyetime të reja, por vetëm për zbatimin e tij në praktikë.

Në reagim, ai nënvizon se studentët janë potenciali më i madh i shtetit dhe se çdo sukses i vendit fillon nga universitetet, ndërsa shton se bashkëjetesa ndërtohet përmes drejtësisë dhe barazisë reale, e jo me slogane politike.

Në fund, Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore e cilëson këtë çështje si testin e parë dhe më të rëndësishëm për ministrin e ri të Drejtësisë.

“Nëse e zgjidhni këtë padrejtësi, do të mbaheni mend si ministri që vendosi drejtësinë mbi kalkulimet politike. Në të kundërtën, do të jeni vetëm një tjetër emër në listën e ministrave që nuk arritën ta zgjidhin këtë problem”, përfundon reagimi i Besjan Rexhepit.Ai thekson se studentët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën, meritën dhe dinjitetin studentor derisa kërkesa për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.